Në një intervistë për Telegrafin, Rudi Vata ka deklaruar se Kosova ka më shumë shanse se Shqipëria për të arritur Botërorin.
“Si Shqipëria ashtu edhe Kosova ndodhen në një situatë që asnjëherë nuk kanë qenë. Janë edhe dy ndeshje në play-off për të prerë biletën për në Botëror. Si Sllovakia ashtu edhe Polonia janë kundërshtarë të shkollës lindore, pak a shumë në stil të lojës të fokusuar të agresiviteti dhe loja fizike”.
“Polonia është më e avancuar sepse një komb që normalisht është në gjendje të bëjë gjëra të mëdha, komb me eksperiencë dhe kanë marrë pjesë në kompeticione të tilla dhe historikisht kanë pasur përvojë të jashtëzakonshme edhe në gjysmëfinalen e Botërorit”.
“Shanset më të mëdha i ka Kosova, është më e avancuar dhe me prioritet. Kosova në fazën ofensive është më efikase, ka shumë lojtarë që janë të orientuar mirë në portën kundërshtare dhe shënojnë gol thuajse në çdo ndeshje. Të dyja ndeshjet do të jenë të hapura dhe në një ditë të mirë për Kosovën dhe Shqipërinë mund të ndodhi mrekullia”.







