Bellingham shpjegon gjestin e tij të diskutueshëm: Nuk ka lidhje me Slloveninë, është shaka e brendshme…

1 Korrik 2024
9:51
Alfred Lleshi
back button

Jude Bellingham doli për të shpjeguar gjestin e tij të diskutueshëm, kur festoi golin e madh me roveshiatë, që solli barazimin e Anglisë kundër Sllovakisë (1-1) në “frymën e fundit”. Ky gol e ktheu Anglinë në lojë, sepse në shtesë shënoi edhe me Harry Kane dhe shkoi në çerekfinale të Europianit.

Mesfushori i Real Madridit “fluturoi” mbi qiellin e “Arena Aufschalke” për të realizuar një gol të përsosur, që e “ktheu në jetë” ekipin e Southgate. Ai përsëriti festën e zakonshme, në të cilën priti shoqërinë e Harry Kane për të hapur krahët me kapitenin. Jude la gjithashtu një imazh që shpejt u bë “viral” në rrjetet sociale. Një gjest që tregon me dorën e tij të hapur organet gjenitale, teksa shikonte tribunat.

“Ky gjest është një shaka e brendshme ndaj disa miqve të ngushtë, që ishin në lojë. Asgjë, veçse respekt për mënyrën se si luajti skuadra e Sllovakisë sonte”, – shkroi Jude Bellingham në profilin e tij, duke cituar një tjetër llogari në të cilën shfaqej video me festimin e tij. Bellingham mohon se ishte një provokim ndaj pankinës së Sllovakisë, pasi shënoi me roveshiatë për 1-1 në minutën e 95-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit