Bayern ka vendosur të bëjë një tjetër investim të kushtueshëm në merkaton e verës.
Drejtuesit bavarezë janë të mendimit që duhet një ndërhyrje e fuqishme në mesfushë. Joshua Kimmich është në dy-tri vitet e fundit në karrierë, kurse Goretzka do të largohet me parametra zero.
Bischof, Pavlovic dhe Laimer kanë reaguar mirë dhe kanë marrë plot minuta këtë sezon, por ende nuk konsiderohen yje absolutë.
Për këtë, Bayern pritet të investojë 50-70 mln euro për një mesfushor të klasit botëror. Opsione janë shumë, nga Tonali te Wharton, Onana dhe Baleba. Në rast se nuk realizohet një blerje e fortë jashtë Gjermanie, i përzgjedhuri i Bayern është Stiller, lojtar i kombëtares.







