Holanda përgatitet për ndeshjen e 1/8-ave në Euro 2024 ndaj Rumanisë. Ai që ka folur për këtë sfidë është sulmuesi holandez Memphis Depay, autor i një goli në këtë turne, në sfidën ndaj Austrisë pak ditë më parë.
Një rezultat që krijoi mjaft pakënaqësi te tifozët dhe zhgënjim te vetë lojtarët. “Për të zgjidhur problemet e avancuar më tej duhet që t’ia themi gjërat në sy njëri-tjetrit. Të gjithë duhet të ndihmojmë skuadrën për ët ecur përpara”, tha Depay.
“Tani nis një turne tjetër dhe ne duhet të mësojmë nga gabimet e bëra në sfidat e para. Një udhëtim nuk është kurrë perfekt. Ne qëndrojmë së bashku për një muaj, më pas fokusohemi te rezultatet dhe nëse kjo nuk funksionon, është logjike që ka disa acarime”, tha Depay.
“Të pranosh kritikat është më e lehtë nëse je vetëkritik. Edhe këtu analizojmë performancat tona, shikojmë se çfarë mund të përmirësohet. Por është edhe çështje moshe… Jam mësuar me kritikat pas gjithë këtyre viteve”, u shpreh sulmuesi i Atletico Madrid.