Në Kosovë është zhvilluar turneu i Kupës së Pavarësisë në volejboll, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Turneu u zhvillua në të dyja kategoritë dhe fituese dolën ekipet vendase të Fer Volley për femra dhe Ferizaj për meshkuj.
Në finalen e femrave, ekipi i Fer Volley mundi 3-1 Pogradecin, skuadrën që kryeson Superligën shqiptare të rrjetës, në një ndeshje të ekuilibruar. Ndërsa në finalen e meshkujve, Ferizaj mundi 3-2 Pejën në derbin kosovar, duke ngritur lart trofeun.
Përvec Pogradecit mori pjesë edhe ekipi i Dinamos për femra, që u eliminua në gjysmëfinale. Te meshkujt luajti Partizani, që gjithashtu u eliminua në gjysmëfinale. Ky është një event i përvitshëm që organizohet nga të dyja Federatat, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.
Kupa Pavarësia, gjysmëfinale-femra
Pogradeci – Drita, 3-0 (25-16, 25-23, 25-22)
Fer Volley – Dinamo, 3-0 (25-16, 25-11, 25-14)
Kupa Pavarësia, finale-femra
Pogradeci – Fer Volley, 1-3 (14-25, 25-23, 24-26, 22-25)
Kupa Pavarësia, gjysmëfinale-meshkuj
Partizani – Ferizaj, 2-3 (25-20, 21-25, 25-23, 19-25, 8-15)
Peja – Shkëndija, 3-0 (25-17, 25-13, 25-21)
Kupa Pavarësia, finale-meshkuj
Ferizaj – Peja, 3-2 (30-28, 22-25, 25-17, 22.26, 15-13)







