Zhgënjimi dhe eliminimi i Italisë nga Euro 2024 ka detyruar Federatën Italiane të Futbollit të marrë masa urgjente për të dalë nga kriza. Një ekip pa ide, pa lojtarë dhe ndoshta pa të ardhme,m që rrezikon për të tretën herë resht kualifikimin në një Botëror.
Për këtë arsye, FIGC (Federata Italiane e Futbollit) synon krijimin e një “këshilli të mençurish”, për të nxitur marrëdhëniet midis ekipit kombëtar dhe klubeve. Një ndër objektivat kryesore do të jetë ai i vlerësimit të talenteve italiane për të zgjeruar rrethin e lojtarëve që mund të hyjnë në ekipin kombëtar.
Ky është hapi i parë i ndërmarrë nga FIGC pas eliminimit të Italisë së trajnerit Luciano Spalletti nga Euro 2024 në fazën e 1/8-ave ndaj Zvicrës. Ky këshill fillimisht do të përbëhet nga katër drejtues, por dëshira është që të zgjerohet shpejt me të tjerë prfaqësues.
Ata janë Giuseppe Marotta (Inter), Cristiano Giuntoli (Juventus), Umberto Marino (Atalanta) dhe Giovanni Sartori (Bologna). “Ne kemi filluar tashmë të identifikojmë teknikë me përvojë të lartë që punojnë në klubet e Serisë A për të ngritur një trup këshillues për presidentin federal dhe për të identifikuar një strategji për fëmijët dhe të rinjtë“, tha presidenti i FIGC, Gravina.