ABISSNET SUPERIORE: Flamurtari me fitore surprizë ndaj Egnatias, Vllaznia nuk merr më shuëm se një pikë ndaj Vorës

4 Dhjetor 2025
18:28
Telesport
back button

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të të Abissnet Superiore. Surpriza e madhe ka ardhur nga Rrogozhina, aty ku kampionia në fuqi, Egnatia është mundur 0-1 nga Flamurtari.

Vlonjatët gjetën golin me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 35-të, ku sulmuesi venezuelian, Heiderber Ramirez, u shkëput bukur dhe pas asistit perfekt të Valentino Murataj, dërgon topin në portën e Dajsinanit.

Në minutat në vijim, vendasit u përpoqën të barazonin shifrat, por vlonjatët ia dolën të ruanin avantazhin që në vërshëllimën e fundit. Pas kësaj fitore, Flamurtari ngjitet në vendin e tetë me 13 pikë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e tretë me 25 pikë.

Duke qenë se të dyja ekipet kishin rënë dakord, ndeshja mes Vorës dhe Vllaznisë u luajt në “Loro Boriçi”. Megjithatë, Vllaznia nuk arriti të përfitonte dot nga avantazhi i fushës dhe nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj kryeqytetasve.

Një lojë e vakët nga të dy ekipet, në pjesën e dytë të dy ekipet patën dy raste që pretendonin penallti, por për arbitrin kryesor të takimit ishte gjithçka në rregull. Shifrat përfundimtare, 0-0. Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 25 pikë, Vora në vendin e shtatë me 16 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit