Valsi i mbrojtësve në Gjermani: Tah te Bayern, Anton te BVB dhe Hummels te Xabi Alonso?

1 Korrik 2024
20:40
Telesport
back button

Mats Hummels është një nga lojtarët e lirë dhe pa ekip, një nga lojtarët më të kërkuar edhe nga skuadrat e mëdha (i synuar edhe nga skuadrat italiane, Roma, Milani, Napoli dhe Como). Pavarësisht se mbushi 36 vjeç në dhjetor, mbrojtësi luajti një sezon të mrekullueshëm me Borussia Dortmund, një klub të cilin e udhëhoqi në finalen e Ligës së Kampionëve (humbi kundër Real Madridit në Wembley) dhe u largua zyrtarisht dje kur i skadoi kontrata.

Hummels nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe është në kërkim të një sfide të re. Një projekt serioz, që mund t’i garantojë atij Bayer Leverkusen të Xabi Alonso, dominues i sezonit të fundit në Gjermani.

Aspirinat me shumë gjasa do të humbasë një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës dhe mbrojtjes: Jonathan Tah ka arritur një marrëveshje me Bayern Munich disa kohë më parë, mbetet vetëm ajo mes dy klubeve për t’u gjetur. Kështu, 15-shi historik verdhezi mund të zërë vendin e tij, duke u kthyer në pikën e re të referencës së trajnerit bask.

Gjithashtu sepse, raporton Kicker, objektivi tjetër i Bayer është Waldemar Anton, një qendërmbrojtës gjerman me origjinë uzbeke nga Shtutgarti. Lojtari lirohet për 22.5 milionë, por duket se preferon Borussia Dortmund, i cili në këtë mënyrë do të zëvendësonte Hummelsin dhe do t’i hapte rrugën drejt Leverkusenit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit