Martinez: Sekreti ynë është portieri. Ronaldo? Demonstroi se është një kapiten i madh

2 Korrik 2024
8:20
Alfred Lleshi
back button

Roberto Martinez, trajneri i Portugalisë, foli për “Sport TV” pas fitores me penallti kundër Sllovenisë, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 finale të “Euro 2024”: “Sekreti i Portugalisë është Diogo.

Është sekreti më i fshehur në futbollin europian dhe sot ai u shfaq në nivele të ndryshme. Ai ishte i jashtëzakonshëm një duelet një kundër një, më pas kishte përqendrimin dhe cilësinë për të bërë tri pritje penalltish radhazi. Duhet të jemi shumë krenarë për të.

Jemi mirë, tani është koha të përgatitemi për ndeshjen kundër Francës. Tifozët tanë janë këtu, është gjithmonë mirë, ata na japin forcë. Sonte ishte një fitore për të dashuruarit dhe ne do të japim shumë të tjera.

Ronaldo humbi një penallti në shtesë, e cila mund ta kishte mbyllur kualifikimin pas shkuar në 30 minuta ekstra dhe pastaj penalltitë. Më pas ishte vendimtar në fillimin e gjuajtjes së penalltive: “Ishte një fitore për vendin dhe për dhomat e zhveshjes.

Cristiano është kapiteni ynë. Ai tregoi se në jetë dhe në futboll ka momente të vështira, por nuk mund të dorëzohemi, duhet të vazhdojmë përpara. Ronaldo ishte demonstrimi se çfarë duhet bërë kur gjërat nuk shkojnë mirë”.

Skuadra e Martinez përfundoi në vendin e parë në Grupin F, përpara Turqisë, Gjeorgjisë dhe Çekisë. Pas një fillimi të shkëlqyer me 6 pikë në 2 ndeshjet e para, ekipi portugez, tashmë i sigurt për kualifikimin dhe vendin e parë, humbi me rezultatin 2-0 ndaj Gjeorgjisë. 1/8 finale, siç u përmend tashmë, kaloi me më shumë shqetësime nga sa pritej. Në çerekfinale, kundërshtare e luzitanëve do të jetë Franca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit