Në vitin 2024, më saktë në merkaton e janarit, Barcelona fitoi garën me disa ekipe rivale dhe ia doli të transferonte Vitor Roque nga Athletico Paranaense. Braziliani, 18 vjeç në atë kohë, qëndroi edhe 6 muaj të tjera në Brazil dhe më pas veshi zyrtarisht fanellën e Barcelonës në verë.
Në sezonin e tij të parë te Barcelona, nuk mori asnjëherë besimin që i nevojitej dhe filloi të “vyshkej” në stol dhe shënoi vetëm dy gola në 16 aktivizime. Më pas pati një periudhë huazimi te Betis, ku nuk është se shkëlqeu as aty. Barça përfundimisht e shiti atë te Palmeiras për 25.5 milionë euro plus bonuse. Ky vendim ia ndryshoi fatin djaloshit brazilian.
Vetëm një vit pasi u largua nga Europa nga dera e pasme, Vitor Roque është shfaqur përsëri si një nga talentet më të mëdha të futbollit brazilian. Në moshën 20-vjeçare, sulmuesi i Palmeiras sapo është emëruar në Ekipin e Vitit të Série A në ceremoninë prestigjioze Bola de Prata, një dëshmi e rikthimit të tij të pabesueshëm…
Duke veshur fanellën e gjelbër, Roque rizbuloi vetëbesimin, shpejtësinë dhe avantazhin e tij klinik. Rezultati: 20 gola në 56 paraqitje në të gjitha garat. Forma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u ëvën re nga klubet europiane. Chelsea po e ndjek me vëmendje situatën e tij dhe në merkaton e janarit mund të kemi surpriza…







