Mirupafshim Real Madrid, “fajtori” kryesor për humbjen ndaj City-t i “shkel” syrin Galatasaray-it

13 Dhjetor 2025
22:02
Telesport
back button

Antonio Rudiger nuk do të presë fundin e sezonit për t’u larguar si lojtar i lirë nga Real Madrid, por do të largohet që në merkaton e janarit.

Gjermani ka një rënie të ndjeshme të formës së tij dhe ka marrë shumë kritika për paraqitjet e fundit. Rudiger u konsiderua edhe si fajtori kryesor në humbjen e fundit të Real Madrid 1-2 ndaj Man. City në Champions League.

Në këtë situatë, mbrojtësi gjerman po mendon largimin nga Madridi dhe opsioni më i mundshëm është Galatasaray. Klubi turk ka rritur interesimin ndaj mbrojtësit gjerman dhe në janar do të provojë transferimin e tij.

Galatasaray këtë sezon ka pretendime të mëdha, ku nuk synon vetëm titullin kampion në Turqi, por të ecë sa më gjatë edhe në Europë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit