“Meriton të shpallet më i miri në botë”, ylli i Liverpool-it për Vinicius Junior: E dimë se çfarë mund të bëjë

3 Korrik 2024
15:53
Denis Hakanaj
back button

Portieri i Liverpool-it dhe Brazilit, Alisson Becker, mbështeti shokun e tij Vinicius Jr për të fituar Topin e Artë 2024.

Dyshja është aktualisht në detyrë me Seleçaon në Copa America 2024 në Shtetet e Bashkuara.

Vinicius shijoi një sezon të shkëlqyer me Real Madridin. Me 24 gola dhe 11 asiste në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ai ndihmoi Los Blancos të fitojë La Liga-n, Superkupën e Spanjës dhe Champions League.

Pavarësisht ecurisë së tij të shkëlqyer me Real Madridin gjatë sezoneve të fundit, Vinicius është kritikuar për paraqitjet e tij me Brazilin.

Para Copa America 2024, ai kishte shënuar vetëm tre gola dhe kishte dhënë pesë asiste në 31 ndeshje për Brazilin.

Në mungesë të rekordmenit golashënues Neymar, 23-vjeçari ka qenë lojtari kryesor i Brazilit në sulm në turne.

Ai shënoi dy gola në fitoren 4-1 ndaj Paraguait, por nuk arriti të ndikojë në dy ndeshjet e tjera të grupit (0-0 kundër Kosta Rikës, 1-1 kundër Kolumbisë).

Pavarësisht paraqitjes jo shumë të mirë në Copa America, Vinicius mbetet një nga favoritët për Topin e Artë, së bashku me shokun e skuadrës Jude Bellingham.

Statusi i tij si një nga sulmuesit më të mirë në botë u konfirmua edhe nga Alisson:

“Ndeshja e fundit (kundër Paraguait) ishte një demonstrim i asaj që ai mund të bëjë. Ne e dimë aftësinë që ai ka, atë që ka bërë këtë sezon. Ai është i denjë për t’u vlerësuar si më i miri në botë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit