Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, gjatë intervistës së dhënë për “SportMediaset”, ka diskutuar për shumë tema, duke përfshirë edhe atë të konfirmimit të Gianluigi Buffon në krye të delegacionit axurr:
“Jam shumë i lumtur për këtë. E njoh personalisht dhe i vlerësoj cilësitë e tij njerëzore, si edhe të një lojtari, edhe pse nuk është më i tillë. Besoj se është vërtet një pikë referimi për kombëtaren tonë dhe gjithashtu ka fituar përvojë të mirë nga ky mision gjerman.
Ne e nisim sërish nga ai dhe Spalletti. Nuk është e drejtë të jemi të gjithë gjyqtarë, por të vetëkritikojmë, të pranojmë kritikat. Jemi një lëvizje futbollistike që duhet të mbrojë trashëgiminë e vet, çka përfshin menaxherët dhe trajnerët”.