Futbolli botëror e sidomos ai anglez ka humbur sot një ikonë si Kevin Keegan. Dy herë fituesi i “Topit të Artë” në vitet 1978 dhe 1979, Kevin Keegan ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 75-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.
Keegan la gjurmë sidomos te Liverpool, ku shënoi 100 gola në mbi 300 ndeshje, midis viteve 1971-1977. Sulmuesi fitoi me të kuqtë tre herë titullin kampion në Angli (Premier League sot), njëherë Kupën FA, dy herë Kupën UEFA dhe njëherë Kupën e Evropës në vitin 1977.
Më pas Keegan u transferua te Hamburg, ku vendosi statusin e tij si një superyll global duke fituar dy herë radhazi “Topin e Artë”. Më pas vijoi karrierën të Southampton dhe Newcastle.
Keegan luajti edhe 63 ndeshje me kombëtaren angleze, duke shënuar 21 gola. Gjithashtu ai pati një karrierë të mirë edhe si trajner, ku drejtoi ekipe si Newcastle, Man. City dhe kombëtaren angleze.







