Vazhdojnë spekulimet se kush do të jetë trajneri i ri i Bayern Munich sezonin e ardhshëm. Pasi morën refuzime të panumërta në kërkimin e tyre për një zëvendësues për Thomas Tuchel në javët e fundit, një opsion befasues tani shfaqet në horizont për klubin bavarez.
Siç raporton Abendzeitung, ky është Pep Guardiola, i cili tashmë ka kaluar kohë në stolin bardhekuq përpara se të transferohej në Manchester City, ku tani po shijon sezonin e tij të tetë. “A do të mundet Bayern të bindë trajnerin katalanas që të largohet nga Qytetarët në verë?”, pyet e njëjta gazetë gjermane?!
Megjithate, kujdes nga Jurgen Klopp, i cili pas 1 viti do te kthehet te stervise dhe Bayern Munich do te mendonte per te. Ndaj, trajneri aktual qe do te zgjidhet mund te jete vetem per nje sezon.