Matthijs de Ligt nuk është pjesë e planeve të Bayern Munich për të ardhmen dhe transferimi i tij te Manchester United mund të jetë një zgjidhje ideale për të për të rifituar besimin dhe vazhdimësinë me Ten Hag, një trajner që e njeh shumë mirë që nga ditët e tij tek Ajax.
United është gati t’i ofrojë një kontratë të rëndësishme qendërmbrojtësit: një marrëveshje pesëvjeçare me një ofertë për bavarezët prej 50 milionë euro në total me bonuse të përfshira. Paratë që klubi gjerman do t’i hidhte sërish në treg për të marrë Tah nga Leverkusen.
Por tifozët e Bayernit nuk do të ishin dakord me shitjen e qendërmbrojtësit holandez, i përfshirë aktualisht në Kampionatin Europian në Gjermani me Holandën.
Pikërisht për këtë arsye, tifozët e Bayern Munichut kanë publikuar një peticion për të mbledhur sa më shumë firma për ta bërë klubin të kuptojë rëndësinë e De Ligt brenda grupit dhe në këtë mënyrë të bllokojë transferimin e tij te Manchester United.
“Ne të gjithë duam që Matthijs de Ligt të qëndrojë te Bayern Munich! Ai ka dëshmuar se është një mbrojtës i klasit botëror, ndoshta më i miri në ekipin tonë. Ka një arsye pse ai u votua lojtari ynë më i mirë në sezonin 2022-23.
“Për më tepër, ai është vetëm 24 vjeç dhe ka një të ardhme të ndritur përpara. Kur ishte vetëm 19-vjeç ndihmoi Ajax-in të arrinte në gjysmëfinalen e Champions League si kapiten.
“Shitja e Matthijs de Ligt do të ishte një vendim absolutisht i tmerrshëm dhe do të pendoheshim patjetër. Kjo është arsyeja pse ne përdorim zërin tonë për të tërhequr vëmendjen për faktin se nuk duhet ta bëjmë këtë gabim!”.
Kjo ka qenë deklarats e tifozëve të Bayern Munich.