Real Madridi me “armë shtesë” në finale, Benzema do të jetë në “El Clásico” saudite

10 Janar 2026
7:40
Alfred Lleshi
back button

Reali Madrid po përgatitet për finalen e Superkupës së Spanjës, pas kualifikimit ndaj Atlético Madridit. Në një derbi elektrizues në Arabinë Saudite, ekipi i Xabi Alonso siguroi vendin në finale kundër Barcelonës. Kjo do të jetë ndeshja që të gjithë tifozët e presin dhe askush nuk do ta humbasë. Një nga yjet madrilenë që do të jetë në “King Abdullah Stadium” të dielën është Karim Benzema.

“MARCA” bisedoi me sulmuesin e Al Ittihad, i cili planifikon të shkojë në stadium për të parë ish-ekipin e tij kundër Barcelonës dhe madje do të përpiqet t’i vizitojë të bardhët para “El Clasico” në hotelin e tyre të grumbullimit, “Jeddah Hilton”. Karim ka ndeshje në kampionatin saudit këtë të premte ndaj Al-Kholood dhe, pas kthimit në Jeddah, do të kërkojë një moment për të biseduar me lojtarët e Xabi Alonso.

Derbi tregoi tërheqjen e madhe të Real Madridit në Arabinë Saudite, për “El Clasico” pritet stadiumi plot. Pas kualifikimit të Realit për finalen, në platforma si “WeBook” u regjistrua një listë pritjeje prej 300.000 personash. Tifozët janë të etur për të parë Barcelonën dhe Real Madridin ballë për ballë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit