Southgate 100 ndeshje me Anglinë: Sot vlen fitorja dhe jo statistikat, në çerekfinale s’ka ndeshje të lehta

6 Korrik 2024
10:13
Telesport
back button

Gareth Southgate hodhi poshtë pretendimet se Anglia ka një short të lehtë, teksa sot “3 luanët” do të përballen me Zvicrën në çerkfinalet e Euro 2024. Trajneri anglez fokusohet në arritjen e një tjetër gjysmëfinaleje të Kampionatit Europian pas atij të tri viteve më parë, në ndeshjen e tij të 100-të në detyrë.

Unë jam shumë krenar për këtë shifër, por është statistika më pak e rëndësishme e javës. E vetmja gjë që ka rëndësi është se është një çerekfinale dhe fokusi im i plotë është në përpjekjen për ta çuar vendin tim në një gjysmëfinale tjetër. Jam i sigurt se në vitet në vijim do të reflektoj me shumë krenari për këtë arritje, por për momentin është gjëja e fundit në mendjen time”, tha Southgate.

Fokusi ynë është, si ta fitojmë këtë ndeshje dhe si ta luajmë atë në mënyrën më të mirë të aftësive tona. Ne nuk kemi qenë kurrë në një finale jashtë Anglisë dhe mendoj se po luajmë një futboll të mirë. Ka krenari nga të gjithë lojtarët. Ne jemi gati për sfidën e sotme”, tha trajneri i Anglisë.

Si skuadër, ne patjetër kemi respekt të madh për kundërshtarët tanë dhe e dimë se duhet të jemi më të mirët për të fituar ndeshjen. Janë një ekip i fortë dhe i vështirë. Nuk është e vërtetë se kemi patur një short më të lehtë krahasuar me të tjerët, të gjitha ekipet janë të vështira”, tha Gareth Southgate.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit