“Kundër Francës është si një finale e parakohshme, nuk ka plan anti-Mbappé”

8 Korrik 2024
11:03
Telesport
back button

Spanja përgatitet për gjysmëfinalen e Euro 2024 ndaj Francës, një ndeshje mjaft e fortë mes dy ekipesh rivale e pretendente për trofeun. Në një intervistë për “Le Parisien”, Fabian Ruiz foli për ndeshjen.

Kjo ndeshje duket si një finale. Që kur përfunduam fazën e grupeve kemi menduar vetëm për një gjë: Fitoren. Por, ne e dimë vlerën e ekipit francez dhe presim një ndeshje shumë të luftuar”, tha Fabian Ruiz.

Më tej, duke folur për marrëdhënien me Kylian Mbappe, me të cilin luan te skuadra e PSG, mesfushori spanjoll shtoi: “Mbappe? Nuk ka plan anti-Kylian, por ne po e përgatisim ndeshjen për të dëmtuar skuadrën rivale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit