Liga “Gjergj Kastrioti“/ Tirana e Pogradeci komandojnë në Grupin A, Dinamo korr fitoren e parë në Grupin B

24 Janar 2026
21:41
Telesport
back button

Ka rinisur të shtunën turneu mbarëkombëtar i volejbollit për femra, Liga “Gjergj Kastrioti“, me ndeshjet e raundit të katërt. 8 ekipet pjesëmarrëse, katër nga Kosova e katër nga Shqipëria, luajnë për të përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste.

Në Grupin A, ekipi i Tiranës fitoi 3-1 ndaj Fushë Kosovës (25-10, 25-12, 28-25, 26-24). Ndeshje e dominuar nga bardheblutë, që kryesojnë renditjen. Po 3-1 fiton edhe Pogradeci, që mposhti rivalët e Drita (25-20, 27-25, 19-25, 25-20).

Në Grupin B, kosovarët e Fer Volej kryesojnë renditjen me 12 pikë të plota, duke fituar sot 3-0 (25-20, 25-20, 25-20) ndaj Skënderbeut. Fitoren e parë në këtë turne korri Dinamo, që mundi 3-2 Ferizaj (25-19, 13-25, 25-18, 20-25, 15-8). Situata në këtë grup është e hapur.

Liga Gjergj Kastrioti, Femra-Grupi A (java 4)

Tirana – Fushë Kosova, 3-1

Drita – Pogradeci, 1-3

Renditja: Tirana 10 pikë, Pogradeci 9 pikë, Drita 4 pikë, Fushë Kosova 1 pikë.

Liga Gjergj Kastrioti, Femra-Grupi B (java 4)

Skënderbeu – Fer Volej, 0-3

Ferizaj – Dinamo, 2-3

Renditja: Fer Volej 12 pikë, Ferizaj 6 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Dinamo 2 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit