Është rikthyer turneu mbarëkombëtar i volejbollit për meshkuj, Liga “Gjergj Kastrioti“, me ndeshjet e raundit të katërt. 8 ekipet pjesëmarrëse, katër nga Kosova e katër nga Shqipëria, luajnë për të përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste.
Në Grupin A, ekipi i Partizanit fitoi 3-0 (25-22, 25-21, 25-17) ndaj Ferizaj dhe kryeson renditjen, duke qenë pranë kualifikimin. Po në këtë grup, fiton edhe Vllaznia, që mundi 3-1 Skënderbeun e Kosovës (25-27, 25-22, 25-23, 25-17).
Në Grupin B, sërish dy ekipe shqiptare në krye të renditjes. Skënderbeu mundi 3-0 Dritën (25-23, 32-30, 25-18), në një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. Fiton edhe Tirana, që mundi 3-1 Pejën (17-25, 25-18, 25-20, 35-23).
Liga Gjergj Kastrioti, Meshkuj-Grupi A (java 4)
Vllaznia – Skënderbeu Kos, 3-1
Ferizaj – Partizani, 0-3
Renditja: Partizani 10 pikë, Vllaznia 8 pikë, Ferizaj 6 pikë, Skënderbeu Kos 0 pikë.
Liga Gjergj Kastrioti, Meshkuj-Grupi B (java 4)
Tirana – Peja, 3-1
Drita – Skënderbeu, 0-3
Renditja: Skënderbeu 11 pikë, Tirana 10 pikë, Peja 3 pikë, Drita 0 pikë.







