“Jemi një hap larg finales, por do të jetë një ndeshje e komplikuar për të dyja skuadrat”

8 Korrik 2024
11:40
Telesport
back button

Dani Olmo, anësori sulmues i Spanjës, foli për “Mundo Deportivo” përpara ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2024 kundër Francës. Një sfidë e madhe mes dy ekipesh që synojnë fitoren dhe fitimin e trofeut.

Jam mirë dhe jam shumë i lumtur. Po rikuperohem dhe po përgatitem sa më mirë për ndeshjen e radhës. Finalja? Nuk është shumë larg, jemi vetëm një hap larg, por fitorja nuk është e lehtë. Ndeshjet kundër Francës janë gjithmonë të komplikuara, por ne mund ta bëjmë këtë hap”, tha Dano Olmo.

Franca është një skuadër shumë e fortë, e cila arriti në gjysmëfinale për meritat e saj dhe pa asnjë surprizë. Ne e dimë mirë se çfarë mund të bëjnë lojtarët e saj. Ne duhet të vlerësojmë cilësinë teknike individuale të sulmuesve të tyre, por duhet të fokusohemi tek vetja. Jemi në një dinamikë shumë pozitive”, u shpreh Dani OImo.

Duke iur rikthyer çerekfinales kundër Gjermanisë, ku spanjollët fituan me një gol në minutën e 119-të, ai shtoi: “Mendoj se luajta shumë mirë në nivel individual, por edhe si ekip luajtëm një ndeshje të pabesueshme, duke luftuar deri në fund. Më pas, me atë gol në minutën e fundit nga Gjermania, shkuam në kohën shtesë…”.

Gjithsesi, ne vazhduam të luanim mirë edhe në kohën shtesë, pavarësisht lodhjes së akumuluar. Ai gol i Mikel Merino në minutën e fundit… Ishte vërtet një ndeshje e shkëlqyer nga i gjithë grupi dhe ne dolëm më shumë se të përforcuar”, tha Dani Olmo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit