Bellingham: Ndaj Zvicrës ndeshja jonë më e mirë, tani të luajmë për finalen

8 Korrik 2024
12:20
Telesport
back button

Një nga protagonistët e këtij Europiani të futbollit është mesfushori me tipare sulmuese i Anglisë, Jude Bellingham. Ai shpëtoi Anglinë nga eliminimi në fazën e 1/8-ave, me një gol në minutën e 94-t ndaj Sllovakisë.

Tashmë, kombëtarja e “3 luanëve” përgatitet për gjysmëfinalen ndja Holandës. “Ndaj Zvicrës ishte ndeshja jonë më e mirë në këtë Kampionat Europian, ndaj jam shumë krenar për shokët e skuadrës”, tha Bellingham.

Ne kemi treguar karakter në këtë turned he këtë gjë e dëshmuam sërish me penalltitë. Që zëvendësuesit të hyjnë dhe të ekzekutojnë një penallti me atë presion është diçka shumë e vështirë”, tha mesfushori i Real Madrid.

Tani kemi sfidën me Holandën, një tjetër ndeshje delikate për t’u luajtur. Duhet të jemi të qetë dhe të kërkojmë golin, duke mos hezituar. Ata kanë një ekip të fortë dhe lojtarë që i njohim mirë”, tha Bellingham.

Finalja me Spanjën? Le të shpresojmë. Spanja ka luajtur shumë mirë këto tre javët e fundit, kështu që gjithçka është e mundur. Përqendrimi im është te Anglia, te shokët e skuadrës dhe te ekipi im”, u shpreh Jude Bellingham.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit