Olise frimos për 5 vite me Bayern Munich: Është një sfidë e madhe, pikërisht ajo që kërkoja

8 Korrik 2024
15:34
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi 22-vjeçar i Francës U-21, me origjinë angleze, bëri 90 paraqitje në të gjitha garat, gjatë tri sezoneve me Palace. Ai u bashkua “Eagles” nga Reading për 8 milionë stërlina në korrik 2021.

Chelsea dhe Newcastle United shfaqën interesimin e tyre për Olise në fillim të kësaj vere, por anësori ka zgjedhur të transferohet në Gjermani, ku do të punojë nën drejtimin e trajnerit të ri të Bayernit, Vincent Kompany.

“Jam shumë i lumtur që tani do të luaj për një klub kaq të madh. Është një sfidë e madhe, pikërisht ajo që kërkoja, – tha Olise. – Dua ta provoj veten në këtë nivel, të fitoj sa më shumë tituj në vitet e ardhshme”.

Olise shënoi 10 gola në 19 paraqitje në Premier League, ndërsa Palace përfundoi në vendin e 10-të të klasifikimit, sezonin e kaluar. Ai është përzgjedhur në skuadrën e Francës për Olimpiadën që nis në Paris në fund të këtij muaji.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për atë që Michael ka arritur me Crystal Palace, një klub ku është zhvilluar shumë si lojtar, – tha drejtuesi i lartë i “Eagles”, Steve Parish. – E respektojmë dëshirën e tij për ta testuar më tej veten në nivelin më të lartë të futbollit botëror”.

Bayerni gjithashtu do të përfundojë nënshkrimin e Joao Palhinha të Fulham për 42 milionë, plus 4 milionë bonuse. Mesfushori 28-vjeçar portugez ishte afër bashkimit me gjigantët bavarezë verën e kaluar, por marrëveshja dështoi ditën e fundit të merkatos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit