Rrugëtimi i kampionëve të Italisë nis zyrtarisht të premten. Pikërisht atë ditë pritet të vijë edhe njoftimi i rinovimit të kontratës me trajnerin Simone Inzaghi. Sipas mediave italiane, tashmë gjithçka është kryer prë sa i përket rinovimit.
Vizita e mëngjesit të djeshëm në selinë e Inter të agjentit të Inzaghi shërbeu për të përcaktuar detajet përfundimtare. Kontrata e re e trajnerit do të jetë deri në vitin 2026 dhe paga vjetore është 6.5 milionë euro në sezon, plus bonuse, shumë e konsiderueshme. Rreth 2 milionë në rast se Inter fiton kampionatin vitin tjetër.
Për sa i përket merkatos, presidenti Beppe Marotta ka mbyllur blerjen e Taremi dhe Martinez, por edhe ato që kanë të bëjnë me rinovimin e Lautaro dhe atë të Dumfries, të shtyra për pas Kupës së Amerikës dhe Euro 2024.