Manchester United largon thuajse falas mesfushorin holandez, synon mbrojtësin anglez të Chelsea

9 Korrik 2024
14:30
Telesport
back button

Skuadra e Manchester United është ende në ndërtim e sipër për sezonin e ri. Pas rikonfirmimit deri në vitin 2026 të trajnerit Erik ten Hag, klubi ka nisur nga puna për të konturuar një ekip pretendent.

Sipas Sky Sports, te “djajtë e kuq” janë të dëshpëruar për të hequr qafe Donny van de Beek. 27-vjeçari iu bashkua klubit nga Ajax në vitin 2020, por që atëherë ka bërë vetëm 35 paraqitje në Premier League për ekipit.

Manchester United ka ulur ndjeshëm pretendimet financiare për lojtarin, i cili kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Eintracht Frankfurt. Pritet që mesfushori holandez të transferohet te skuadra spanjolle Girona.

Një tjetër emër i pëmendur për të ardhur te skuadra është ai i mbrojtësit të majtë të Chelsea, Ben Chilwell. Klubi e mendon se ai do të shtonte konkurrencën me Luke Shaë, i rikthyer së fundi nga dëmtimi me kombëtaren.

Shaë humbi 26 ndeshje në Premier League sezonin e kaluar, duke përfshirë tre muajt e fundit. Chilwell, 27 vjeç, gjithashtu luajti vetëm 12 ndeshje në kampionat për “blues” në  sezonin e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit