San Antonio mposht kampionët e Oklahomës, fitore për New York, Boston dhe Cleveland

5 Shkurt 2026
8:16
Telesport
back button

San Antonio fitoi 116-10-6 ndaj Oklahoma në përballjen e dy ekipeve më të mira në Konferencën e Perëndimit. Mungesa e Shai u ndje te kampionët, ndërkohë që për Spurs u dallua Keldon Johnson me 25 pikë.

Pas dy kohëve shtesë fitoi New York, që mundi 134-127 Denver. Jokic realizoi një “triple double” për miqtë por që s’mjaftoi, ndërsa për nju jorkezët shkëlqeu Jalen Brunson, autor i 42 pikëve.

Fitore në sekondat e fundit për Minnesota, që falë 30 pikëve të Anthony Edwards mundi 128-126 Toronto. E njëjta situatë edhe në suksesin e Memphis, që mundi 129-125 Sacramento (Ty Jerome, 28 pikë).

Surprizon ekipi i Cleveland, që mundi 124-91 Clippers jashtë fushe, ku vendimtar ishte Donovan Mitchell me 29 pikë. Ndërsa Boston, falë 28 pikëve të Derrick White, triumfoi 114-93 në shtëpinë e Houston.

NBA-Rezultatet e sotme

New York – Denver, 134-127

Toronto – Minnesota, 126-128

Houston – Boston, 93-114

Milwaukee – New Orleans, 141-137

San Antonio – Oklahoma, 116-106

Sacramento – Memphis, 125-129

Clippers – Cleveland, 91-124

Lajme të tjera

Lajmet e fundit