Meksika e nis me këmbë të mbarë, Kupa e Botës 2026 me rekord negativ që në ndeshjen hapëse (video)

11 Qershor 2026
23:03
Telesport
back button

Meksika e ka nisur me këmbë të mbarë Kupën e Botës 2026. Në “Estadio Azteca” të tejmbushur plot, Meksika fitoi 2-0 ndaj Afrikës së Jugut, në ndeshjen hapëse të këtij Botërori, edicioni i 23-të.

Rasti i parë i rrezikshëm ishte që në minutën e 5-të me Raul Jimenez, por goditja e tij u ndal nga portieri i Afrikës së Jugut, Ronwen Williams, i cili bëri një pritje fantastike.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 9-të. Pas një gafe fatale në mbrojtjen e afrikanëve nga Sithole, ishte Julian Quinones, i cili dërgon topin në rrjetë dhe bëhet golashënuesi i parë i këtij Botërori.

Në minutën e 42-të, Quinones i afrohet golit të dytë, por topi godet pjesën e jashtme të shtyllës së djathtë. Meksika e nis vrullshëm pjesën e dytë. Afrika e Jugut mbetet me 10 lojtarë në minutën e 49-të, Yaya Sithole shkakton faull ndaj kundërshtarit në kufijtë e zonës së rreptësisë dhe ndëshkohet direkt me karton të kuq.

Në minutën e 67-të, Roberto Alvarado kroson, Raul Jimenez dërgon me kokë topin në rrjetë. Në minutat e fundit, Afrika e Jugut mbetet me 9 lojtarë, pas kartonit të dytë të kuq të marrë këtë herë nga Themba Zwane, për faull ndaj kundërshtarit. Në minutat shtesë, Meksika mbetet me 10 lojtarë. Cesar Montes ndëshkohet me karton të kuq, për faull ndaj kundërshtarit, jashtë zonës së rreptësisë. Kjo është hera e parë që në ndeshjen hapëse të Botërorit ka tre kartonë të kuq, duke vendosur që në fillim një rekord negativ.

Meksika fiton 2-0 dhe merr kryesimin e grupit A. Ndeshja tjetër e këtij grupi do të luhet në orët e para të mëngjesit, Kore e Jugut-Rep. Çeke.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit