Spanjë-Francë, dueli i kampionëve të gjithçkaje në Europë

9 Korrik 2024
16:58
Alfred Lleshi
back button

“Allianz Arena” në Mynih do të jetë dëshmitar i gjysmëfinales së parë të Europianit. Spanja dhe Franca do të luajnë për prezencën e tyre në finalen e Berlinit. Do të ishte i katërti për Spanjën (tre fitore) dhe i katërti për francezët (dy fitore).

Kjo është shumë më tepër, sepse në kryeqytetin e Bavarisë do të përplasen dy shkolla futbolli të ekipeve kombëtare, që kanë dominuar futbollin kontinental prej dekadash.

Në pjesën më të lartë të piramidës, atë të skuadrave absolute, nuk ka kombëtare të tjera, përveç tyre, që kanë mbuluar të gjitha boshllëqet në garat e nivelit më të lartë që luhen.

Franca ka dy Kupa Bote (1998 dhe 2028), dy Kampionate Europiane (1984 dhe 2000) dhe Ligën e Kombeve të vitit 2021, të cilën e fitoi kundër Spanjës në “San Siro”, me golin e Mbappe.

Nga ana e Spanjës janë Kupa e Botës në Afrikën e Jugut (2010), tre Kampionate Europiane (1964, 2008 dhe 2012) dhe edicioni i fundit i Ligës së Kombeve, fituar me penallti në Roterdam.

Rivaliteti mes Spanjës dhe Francës është diçka që kultivohet nga baza e asaj piramide. Duke qenë se lojtarët mbërrijnë në “Las Rozas” në kategoritë e të rinjve, ndeshjet kundër Francës përbëjnë një pjesë vendimtare të stërvitjes së tyre.

ër dekada të tëra ka pasur shumë tituj të vendosur midis dy kombeve. Sepse të dyja federatat kanë tituj në secilën prej kategorive të UEFA-s. Spanja më shumë se kushdo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit