Mesfushori-sulmues katalanas, Dani Olmo, shënuesi i golit që vendosi ndeshjen Spanjë-Francë 2-1, dha një intervistë për mikrofonat e UEFA-s, në fund të gjysmëfinales së parë të “Euro 2024”:
“Na ka mbetur edhe një hap. Ne po bëjmë një punë të pabesueshme, e meritojmë finale e Berlinit. Tani na duhet edhe një hap tjetër i vogël”.
Ai është në kuotën e 3 golave në këtë Europian, edhe pse nuk ka luajtur shumë: “Nuk ka rëndësi kush luan apo jo, por të fitojë Spanja. Ne të gjithë luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, me rëndësi ishte kalimi në finale.
Francezët na ndëshkuan shpejt, kaluan në epërsi, por ne e dimë se çfarë mund të bëjmë. Më pas Yamal shënoi një gol të pabesueshëm. Pas përmbysjes së rezultatit, ne bëmë mirë që kontrolluam epërsinë”.