Lamine Yamal ishte një nga protagonistët e mëdhenj të ndeshjes së fituar nga Spanja ndaj Francës, e cila i dha skuadrës së De La Fuente finalen në Berlin. Tashmë “La Roja” pret të dijë nëse do të duhet të përballet me Anglinë apo Holandën më 15 korrik.
Në fund të ndeshjes, ai ka festuar mbrëmjen e mrekullueshme me një gjest drejt kamerës, duke thënë “bla, bla”. Ky ishte një dedikim specifik, sipas interpretimit të gazetës “Marca” në Spanjë.
“Nëse Yamal dëshiron të luajë në finale, ai do të duhet të bëjë më shumë sesa ka bërë deri më tani”, – tha Adrien Rabiot para ndeshjes. Dhe Lamine e bëri këtë, shënoi një gol që do të mbetet në histori.
Ky ishte fjalimi i mesfushorit francez, të cilit talenti spanjoll iu përgjigj me euro gol dhe “fol, fol” pas fitores 2-1: “Yamal e përballon shumë mirë presionin, ka shumë cilësi.
Ai është i aftë të luajë me cilësitë e tij të mëdha si në nivel klubi, edhe në një turne të tillë të madh. Është gjithmonë e vështirë të menaxhosh dikë si ai në një gjysmëfinale, por do të varet nga ne.
Duhet ta vëmë atë nën presion, të mos e lëmë të qetë dhe t’i tregojmë atij se të luajë në një finale do të duhet të bëjë shumë më tepër sesa ka bërë deri më tani”.
Me pak fjalë, nuk ishte vërtet një sulm, por Rabiot sigurisht që donte ta ngarkonte talentin spanjoll me pritshmëri. Në fakt bëri të kundërtën, iu përgjigj në fushë më së miri dhe pastaj para kamerave me fjalët “bla, bla” (llap, llap).
🤐 “Speak now, speak now!”
Lamine Yamal sends a clear message to Adrien Rabiot, after helping Spain to victory over France at #EURO2024.pic.twitter.com/aTiNNdNPzQ
— Football España (@footballespana_) July 9, 2024