Franca i ka dhënë mbrëmë lamtumirë Euro 2024, pas humbjes 1-2 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e parë të këtij turneu. Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka komentuar humbjen e pësuar ndaj iberikëve.
“Ne arritëm të hapim rezultatin, i cili ishte i mrekullueshëm. Spanja, megjithatë, dominoi ndeshjen më mirë se ne. Ne nuk luajtëm aq mirë, nuk luajtëm vertikalisht ashtu siç do të kisha dashur, edhe pse shtymë deri në fund”, tha Deschamps.
Ai kritikoi lojtarët për disa veprime në fushë: “Për të shënuar duhet të ishim më të qetë dhe të godisnim objektivin. Kjo është ajo që na ka munguar. Megjithatë, arritëm në gjysmëfinale dhe gjetëm mënyrën për të shënuar falë Kolo Muanit”.
“Natyrisht, do të ishte më mirë të ishim po aq efikas sa në minutat e para. Giroud? Dua ta falënderoj për gjithçka që ka bërë. Kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër, kjo do të na ndihmojë për të ardhmen”, tha Didier Deschamps.