Koeman dhe odiseja për të shkuar në Dortmund: Nuk do të ndikojë, ne kemi pushuar

10 Korrik 2024
11:20
Alfred Lleshi
back button

Ndërprerje të reja të transportit në Gjermani gjatë Kampionatit Europian 2024. Këtë herë ishte Hollanda e Ronald Koeman që pagoi çmimin.

Kombëtarja holandeze duhej të merrte trenin nga Wolfsburgu për në qytetin pritës të gjysmëfinales së dytë, Dortmundit, dje pasdite, por treni nuk funksiononte. Lojtarët e morën këtë vesh ndërsa ishin tashmë në rrugë për në stacion me autobus.

Vetëm në orën 20:20, portokallinjtë mundën të hipnin në aeroplan dhe të mbërrinin në destinacionin e tyre, duke humbur kështu takimet e planifikuara me shtypin.

Trajneri Koeman, megjithatë nuk kërkon justifikime për ndeshjen e mbrëmjes kundër Anglisë: “Në fund lojtarët mundën të pushojnë rreth 2 orë e gjysmë në hotel, kështu që nuk pati asnjë problem. Kjo nuk do të ketë çdo ndikim në ndeshjen kundër Anglisë”.

Koeman do t’i ketë në dispozicion të 26 lojtarët kundër anglezëve, pas dëmtimeve të ndryshme që iu desh të përballej gjatë eventit: “Kemi arritur t’i kemi të gjithë në top-formë. Kemi vënë re disa dhimbje aty-këtu, ose ndonjë grip të lehtë, por tani janë të gjithë në formë”.

Gjysmëfinalja e sotme, që do të startojë në orën 21:00 në “Signal Iduna Park” të Dortmundit do të vendosë se kush mes Holandës dhe Anglisë do të arrijë Spanjën e Yamal në finalen e Berlinit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit