Giroud i thotë lamtumirë kombëtares: Kjo ishte ndeshja e fundit, tani dua të gëzoj jetën time

10 Korrik 2024
12:00
Telesport
back button

Pas lamtumirës së tij me Milan dhe futbollin europian, sulmuesi Olivier Giroud njoftoi gjithashtu sot vendimin e tij për t’u larguar edhe nga kombëtarja franceze. Ndeshja e djeshme ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Euro 2024 ishte e fundit për të me “gjelat”.

37-vjeçari u aktivizua në minutat e fundit të kësaj sfide, por nuk mundi të lërë dot gjurmë si në këtë ndeshje ashtu dhe në këtë turne, ku aktivizimi i tij ishte me pikatore. “Kur bën një zgjedhje si kjo, për të luajtur në Amerikë, është një mundësi të kënaqesh më shumë me familjen”, tha Giroud.

Në kohët e sotme jetojmë me 200 km/orë, nuk kemi shumë kohë për familjen. Ka shumë ndeshje në sezon dhe mua më duket e ndërlikuar. Në fakt, më duhet t’ju them se kjo ishte ndeshja ime e fundit me kombëtaren”, u shpreh më tej Olivier Giroud.

Ai, që me kombëtaren fitoi gjithçka, ndihet që tani nostalgjik për këtë lamtumirë. “Natyrisht që do të më mungojë shumë, por mendoj se kombëtarja franceze do të ringrihet pas Kampionatit Europian”, tha Giroud për “L’Equipe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit