Antoni dhe Ndriçimi janë me fat. Ata mbrëmë ndoqën gjysmëfinalen Spanjë – Francë me Odise Roshin, të ftuarin tonë të radhës në podkast.
“Raketa” u rrëfye për gjithçka në Tryezën Versus (ëndrra në fëmijëri, bileta e parë si tifoz i kombëtares, aventurat në klube) dhe dha përshtypjet për EURO 2024. “Anglia fiton trofeun. Pepe më ka befasuar. Dikur provokonte Balajn. Broja? Më i miri në histori. Ju tregoj ndryshimet De Biasi – Sylvinho”.
Kujtimet e Roshit janë mbresëlënëse, sidomos kur i tregon me aq sinqeritet dhe pasion. Në fund, një sinjal për Tiranën dhe Partizanin, nëse një ditë zgjedh të mbyllë karrierën në Shqipëri.