Edhe femrat e Tiranës kualifikim me “golden set”, sfidojnë Pogradecin në finalen e Kupës së Shqipërisë

19 Shkurt 2026
8:19
Telesport
back button

Tirana dhe Pogradeci janë dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Nëse për liqenoret kualifikimi ishte i lehtë, për bardheblutë avancojnë në finale falë triumfit në “golden set”.

Në gjysmëfinalen e dytë luajtur në “Fahrie Hoti”, Tirana mposhti 3-2 Skënderbeun (22-25, 25-11, 25-17, 20-25, 15-10). Po me këto shifrat ishte mbyllur edhe sfida e parë në Korçë, ndaj gjithçka u vendos në “setin shtesë”.

Emocione dhe rivalitet edhe në “golden set”, ku Tirana fitoi 15-13 dhe avancon më tej, ku do të luftojë për të mbrojtur trofeun fituar një vit më parë.

Në gjysmëfinalen tjetër, Pogradeci mundi 3-0 Dinamon (25-19, 25-12, 25-15), në një ndeshje që ishte një formalitet për kryesueset e kampionatit. Ato patën fituar po me këtë rezultat edhe sfidën e parë në kryeqytet.

Gjysmëfinale-Femra, ndeshje 1

Dinamo – Pogradeci, 0-3

Skënderbeu – Tirana, 3-2

Gjysmëfinale-Femra, ndeshje 2

Pogradeci – Dinamo, 3-0

Tirana – Skënderbeu, 3-2 (15-13 golden set)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit