Koeman dhe odiseja për të shkuar në Dortmund: “Nuk do të na ndikojë, kemi pushuar!”

10 Korrik 2024
17:11
Telesport
back button

Probleme të reja të transportit në Gjermani gjatë Kampionatit Evropian 2024: këtë herë ishte Holanda e Ronald Koeman që pagoi “faturen”. Kombetarja holandeze duhej të merrte trenin nga Wolfsburgu për në qytetin pritës të Dortmundit dje pasdite, por treni nuk funksiononte më.

Lojtarët e morën vesh ndërsa ishin tashmë në rrugë për në stacion me autobus. Vetëm në orën 20:20 skuadra mundi të hipte në aeroplan dhe të mbërrinte në destinacionin e tyre, duke humbur kështu takimet e planifikuara me shtypin.

Trajneri Koeman megjithatë nuk kërkon justifikime për ndeshjen e mbrëmjes kundër Anglisë: “Në fund lojtarët mundën të pushojnë rreth 2 orë e gjysmë në hotel, kështu që nuk pati asnjë problem. Kjo nuk do të ketë çdo ndikim në ndeshjen kundër Anglisë”, tha ai për NOS.

Koeman do t’i ketë në dispozicion të paktën të 26 lojtarët kundër anglezëve, pas dëmtimeve të ndryshme që iu desh të përballej gjatë eventit: “Kemi arritur t’i kemi të gjithë në top formë.

Kemi vënë re disa dhimbje aty-këtu ose ndonjë grip të lehtë, por tani janë të gjithë në formë”. Nisja sonte në orën 21:00: në Signal Iduna Park të Dortmundit do të vendoset se kush mes Holandës dhe Anglisë do të arrijë Spanjën e Yamal në finalen e Berlinit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit