Deschamps: E ardhmja ime? Sapo humba gjysmëfinalen, më mirë pyesni presidentin

10 Korrik 2024
20:11
Alfred Lleshi
back button

Pas shumë kritikave që, sidomos në vendlindje, e shoqëruan rrugëtimin e tij deri në gjysmëfinale të “Euro 2024”, bazuar mbi të gjitha në lojën dhe mesfshtësinë sulmuese në këtë kompeticion, Didier Deschamps kthehet në atdhe për t’u përballur me dilema për pozicionin që mban.

Në fund të ndeshjes, trajneri francez iu përgjigj pyetjeve në konferencë, duke folur edhe për të ardhmen e tij në pankinën e “Les Bleus”.

“E ardhmja ime? Pyesni presidentin, sapo humba një gjysmëfinale. Nuk do t’ju përgjigjem, por ju e dini shumë mirë se çfarë mendon presidenti”, – komentoi trajneri.

Deschamps foli më pas për rënien e dy lojtarëve kryesorë si Mbappé dhe Griezmann: “Ndodhi për disa arsye: fundi i sezonit, pastaj thyerja e hundës… Edhe pse luajtëm në gjysmëfinale kundër një ekipi cilësor, nuk justifikohem.

E nisëm ndeshjen duke shënuar, por Spanja kishte shumë cilësi, tregoi se është një skuadër e madhe. Nuk mund t’i fajësoja lojtarët e mi për asgjë. Nuk ishim 100 për qind për arsye të ndryshme”.

Për Deschamps ishte problem mungesa e vendosmërisë: “E kisha parë, por arritëm në gjysmëfinale. Të gjithë do të bëjnë analizat e tyre, por është e qartë se nuk dhamë 100 për qind të potencialit tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit