Ish-partnerja e Cristiano Ronaldo: Më ofruan shumë para për të folur keq për të

21 Shkurt 2026
8:08
Alfred Lleshi
back button

Modelja dhe influencerja britanike Gemma Atkinson ka bërë një rrëfim që po qarkullon gjerësisht në mediat sportive europiane, duke rikthyer vëmendjen te jeta private e yllit portugez. Atkinson, e cila pati një lidhje me Ronaldon në vitin 2007, zbuloi se pas ndarjes iu ofruan shuma të mëdha parash për të dhënë deklarata negative ndaj futbollistit.

“Kur u ndamë, më ofruan shumë para për të thënë gjëra të këqija për të, por refuzova sepse nuk kisha asgjë negative për të treguar. Me mua ka qenë gjithmonë një mashkull model”, – u shpreh ajo.

Deklarata ka marrë jehonë të madhe, pasi vjen në një moment kur figura e Ronaldos vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes globale. Sipas mediave prestigjioze, rrëfimi i Atkinson përforcon imazhin profesional dhe personal që shumë bashkëpunëtorë dhe ish-partnerë i atribuojnë sulmuesit portugez ndër vite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit