Heroi surprizë, Watkins: I thashë Palmerit, betohem për jetën e fëmijëve të mi…

10 Korrik 2024
23:34
Alfred Lleshi
back button

Ollie Watkins, shënuesi i golit që vendosi fatin e gjysmëfinales Holandë-Angli, në minutën e 91-të, u shpall lojtari i ndeshjes. Këto janë fjalët e qendërsulmuesit të Aston Villa, i cili hyri në fushë në minutën e 81-të dhe shënoi golin e fitores dhe finales së madhe të Berlinit 9 minuta më vonë me një diagonale perfekte:

“E pabesueshme, e kam pritur këtë moment me javë të tëra. M’u desh shumë punë dhe ia dola në ndeshjen më të rëndësishme të Europianit deri tani. Jam shumë i lumtur që e pata këtë mundësi, jam vërtet mbi hënë.

Betohem për jetën e fëmijëve të mi, hyra në fushë njëherazi me Palmer dhe në momentin e zëvendësimit i thashë: Tani më duhet asisti yt për golin. Dhe kështu shkoi.

Kishte shumë kritika, por në fund jemi në finale dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Tek ne ekziston dëshira për të mos u dorëzuar kurrë. Tani jemi gati për Spanjën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit