I pranishëm në studion e ‘Sky’, Giorgio Chiellini komentoi stonimin e De Vrij ndaj Watkins gjatë golit që dërgoi Anglinë në finalen e “Euro 2024”, në kurriz të Holandës:
“Këto janë detaje të vogla, që bëjnë diferencën. Lëvizja e Watkins është e drejtë, por shkon drejt flamurit të këndit. Nuk është një moment në të cilin ai është i rrezikshëm, e vetmja gjë që mbrojtësi nuk duhet të bëjë është të dëshirojë t’i marrë topin.
Bllokimi i shtyllës së largët i lejon portierit të ketë pritje të lehtë. Në vend të kësaj, topi i kalon mes këmbëve. Sulmuesi e sheh si një gol të madh dhe ishte gol i mrekullueshëm, por lehtësisht i shmangshëm. Më vjen keq për De Vrij, sepse është një mbrojtës i mrekullueshëm”.