Koeman i dëshpëruar: Ky është futbolli, ata shënuan një gol të madh pikërisht në fund…

11 Korrik 2024
8:29
Telesport
back button

Holanda i tha mbrëmë lamtumirë Euro 2024 pas një goli të pësuar në minutën e 90-të. Anglia fitoi 2-1, duke kthyer “tulipanët” në shtëpi. Ronald Koeman, trajneri i Holandës, ka folur pas disfatës së pësuar në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian.

Anglia krijoi probleme për mesfushën tonë në pjesën e parë; ne nuk kontrolluam se si Bellingham dhe Foden luanin mes rreshtave. Më pas shtuam një element shtesë në mesfushë dhe ishte më e balancuar. Ndjenja ime në 20 ose 25 minutat e fundit ishte se ne ishim më të freskët, por ata shënuan një gol të mrekullueshëm dhe ky është futbolli”, tha Koeman.

Më tej, trajneri holandez tha: “Jam i zhgënjyer me rezultatin. Ndeshja filloi shumë mirë për ne dhe shënuam. Menduam se do të ecnim përpara, por më pas goli, pikërisht në fund…”.

Gjithsesi, Koeman mendon se ky ekip ka të ardhme: “Unë kam besim për të ardhmen. Ky ekip mund të bëjë më shumë dhe ne kemi më shumë lojtarë për të përfshirë. Ne kemi punuar mirë së bashku, kemi zhvilluar një lidhje dhe ishim afër finales. Jam krenar për këtë ekip

Xavi Simons? Ai luajti mirë, ishte i rrezikshëm dhe shënoi një gol të mrekullueshëm. Ai gjithmonë punon shumë. Jam i lumtur që e kam, sepse ai do të ketë një të ardhme të shkëlqyer”, tha më tej Ronald Koeman.

Duke folur për dy finalistët, Spanjën dhe Anglinë, trajneri holandez tha: “Anglia luajti shumë mirë pasi kaloi në disavantazh. Spanja po luan futboll të shkëlqyeshëm, me anësorë emocionues dhe me konstruksion nga prapa. Edhe pse Spanja po luan në një nivel të lartë, ndoshta Anglia mund t’i mposht ata. Pse jo“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit