Norris thumbon Verstappen për titullin e vitit 2021: Hamilton duhet të kishte tetë tituj kampionë!

26 Shkurt 2026
12:43
Telesport
back button

Lando Norris duket se mezi pret të ngacmojë Max Verstappen dhe tifozët e tij këtë parasezon. Ndërsa Përgatitet të mbrojë titullin kampion për pilotë, anglezi i McLaren po shfrytëzon çdo mundësi për të sulmuar drejtpërdrejt ose tërthorazi mikun dhe rivalin e tij holandez.

Pas debateve gjatë testeve në Bahrein, këtë herë piloti “numër 1” i McLaren bëri të ditur mendimin e tij për një nga temat më të diskutueshme në historinë e kohëve të fundit të F1: garën e Abu Dhabi në vitin 2021, që i dha Verstappen titullin e parë kampion për pilotë.

Gjatë një eventi të mbajtur në Londër, Norris u pyet nga disa tifozë në lidhje me vështirësitë e Lewis Hamilton te Ferrari. Norris tha: “Hamilton ka fituar shtatë kampionate...”, pastaj ndaloi dhe, i inkurajuar nga turma britanike, shtoi: “Duhet të jenë tetë tituj kampionë“.

Kjo deklaratë ka rindezur polemikat e pashmangshme rreth sezonit 2021 dhe gjithçkaje që ndodhi në garën e Abu Dhabi, që vendosi kampionatin. Kjo nuk është hera e parë që Norris ka mbajtur një qëndrim për atë që ndodhi atë ditë. Norris e ka quajtur bashkatdhetarin e tij shpesh “tetë herë kampion bote”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit