Pas nënshkrimit të kontratës së re me ManchesterUnited, që tashmë e lidh atë me “djajtë e kuq” deri në vitin 2026, vijnë fjalët e para nga trajneri Erik Ten Hag. Ai shpreson ë të nisë një cikël të ri me këtë ekip, që synon të zgjasë përstej kësaj date.
“Këtu kam ardhur këtu për të fituar trofe. Ne i kemi ngritur tashmë dy prej tyre në dy vite radhazi, ndërkohë që klubi kishte 6 vjet që nuk arrinte të fitonte diçka. Kështu që, mendoj se jemi në rrugën e duhur“, tha Ten Hag.
Trajneri holandez sheh një të ardhme të ndritur në “Old Trafford”: “Ne kemi zhvilluar një proces që kemi ndërtuar gjatë verës dhe jemi në një pozicion shumë të fortë për të vazhduar për të arritur objektivat tona.”
Ten Hag shpjegoi se ai nuk do të kishte nënshkruar zgjatjen nëse nuk do të kishte qenë optimist: “Jam shumë entuziast për të ardhmen. Ndryshimet në pronësi? Këto ndryshime e vendosin klubin në një pozicion më të mirë. Ardhja e pronësisë së re mund të na ndihmojë”.
“Ne jemi shumë të lumtur që në sektorin e ekipit të parë, kemi një strukturë solide që do të na ndihmojë në shumë mënyra, si në zbulimin dhe rekrutimin e talente, por dhe në departamentet mjekësore. Ata do të jenë shumë mbështetës dhe kjo do të rrisë pritshmëritë tona”, tha Ten Hag.