Mayweather nuk dëshiron të humbasë, do të zhvillojë një sfidë përgatitore para duelit me Pacquiao

3 Mars 2026
14:04
Telesport
back button

Floyd Mayweather do të zhvillojë një ndeshje “show”, që do të shërbejë si një stërvitore, përpara se të ndeshet me rivalin e vjetër Manny Pacquiao, më vonë këtë vit, më 19 shtator, 11 vjet nga sfida e parë.

Boksieri amerikan, i cili u tërhoq nga boksi profesionist pasi mposhti luftëtarin e UFC-së Conor McGregor në vitin 2017, do të marrë pjesë në një ndeshje ekspozuese kundër kikboksierit Mike Zambidis në qershor, në Athinë.

Viti 2026 tashmë po duket të jetë një vit emocionues për mua,” tha Mayweather, i pamposhtur në karrierën e tij (50 fitore) që më tej komentoi: “Evropë, jam në rrugën për të argëtuar.”

Zambidis është një 45-vjeçar që i dha fund karrierës së tij në kickboks më shumë se 10 vjet më parë. Ai pati një ndeshje të vetme boksi në vitin 2019.

Mayweather, tani 49 vjeç, do t’i japë fund pensionimit të tij nga boksi kur të kthehet në ring për t’u ndeshur me Pacquiao në shtator në Las Vegas. Ky do të jetë kthimi i tij i katërt nga pensioni, pasi më parë i dha fund karrierës së tij në vitet 2007, 2015 dhe 2017.

Ndeshja e tij e parë me Pacquiao ishte shumë e ndjekur, sfida më e pasur që sporti ka parë ndonjëherë, duke vendosur rekorde për shitjet e biletave (53.1 milionë stërlina) dhe ato të shitjeve PPV (pay per view-paguaj për ta parë), me 4.6 milionë stërlina.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit