“Nuk e di nëse do ta luaja finalen e Champions po të mos isha sëmurë, Ancelotti s’ma tha kurrë të vërtetën”

13 Korrik 2024
7:15
Telesport
back button

Portieri ukrainas Andryi Lunin mes tregut të transferimeve dhe kujtimeve të një sezoni të jetuar si protagonist, foli për veten dhe situatën te Real Madrid: “Real Madrid është kërkues ndaj të gjithëve. E di që jam portieri i dytë dhe duhet të jem gati kur të jetë e nevojshme”, tha Lunin.

Vjet ndodhi që Courtois u dëmtua, ishte gjëja më e keqe që mund t’i kishte ndodhur. Më erdhi keq pasi ai më jepte gjithmonë inkurajim dhe mbështetje. Në atë moment edhe unë e kam mbështetur sepse e meriton si askush tjetër, edhe nëse mund të ishte një mundësi për mua”, shprehet ukrainasi.

Më tej, Lunin shton: “Që atëherë u përpoqa të bëja gjithçka për të treguar se edhe me mua mund të fitohet, se unë mund të jem numri 1. E gjeta veten ende i dyti, por Kepa u dëmtua dhe përfitova nga rasti. Atë ditë isha me fat sepse prita një penallti që më dha shumë besim dhe adrenalinë”.

Portieri kujton finalen e Champions League, në Wembley, ku ai përfundoi në stol, për t’i lënë vendin Courtois, tashmë i rikuperuar. “Kisha ethe, shumë të forta. Isha i sëmurë për dy ditë, mendova se po vdisja. Ditën e tretë isha më mirë dhe doja të stërvitesha me ekipin”, u shpreh portieri i Real Madrid.

Shkova në qendrën stërvitore, më bënë testin dhe më thanë se ishte ngjitëse. Më ndanë nga grupi, por në fund arrita të isha në Londër, të stërvitesha me ekipin, të qëndroja në stol, të festoja në fushë. Doja të luaja në finale, sepse ishte një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të përballuar dhe për të mos luajtur”, tha Lunin.

I pyetur nëse pa ethet do të kishte luajtur, ai shtoi: “Nuk e di, Ancelotti nuk më tha kurrë asgjë për këtë çështje, mund ta pyesni atë se çfarë planesh kishte. E ardhmja? Le të shohim. E vetmja gjë që mund të them është se gjithçka shkoi mirë me Real Madrid. Gjithçka është në duart e klubit”.

E kuptoj që gjithçka do të jetë e komplikuar sepse Courtois është një nga portierët më të mirë në botë. Gjithsesi, kjo më bën më të mirë dhe më të fortë mendërisht. Dua të luaj gjithçka dhe të jem numri 1 këtu. Siç them gjithmonë, puna shpërblehet në një mënyrë ose në një tjetër”, tha Lunin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit