Oklahoma mund Boston në frymën e fundit, Lakers sigurojnë play off-in, fitojnë Dallas, Phoenix e Miami

13 Mars 2026
8:31
Telesport
back button

Skuadra kampione e Oklahoma arriti një fitore të vështirë ndaj Boston me shifrat 104-102, duke korrur suksesin e 52-të sezonal. Alexnder Shai me 35 pikë ishte shënuesi më i mirë. Ekipi i lakers siguron një vend në play off falë fitores 142-130 ndaj Chicago. Luka Doncic me 51 pikë ishte një përbindësh në fushë.

Detroit mbron vendin e parë në Konferencën e Lindjes falë fitores 131-109 ndaj Philadelphia. 7 lojtarë të Pistons realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen San Antonio, që në shtëpinë e tij u mund 136-131 nga Denver. Jamal Murray me 39 pikë shkëlqeu për Denver, ndërsa 30 pikët e Castle për Spurs nuk mjaftuan.

Miami ngjitet në vendin e gjashtë në Lindje falë fitores 112-105 ndaj Milwaukee. 31 pikët e Antetokounmpo s’mjaftuan për të fituar, ndërsa për ekipin nga Florida u dallua Larsson me 28 pikë. Jashtë fushe fiton Phoenix, që falë 43 pikëve të booker dhe 36 të Green mundi 123-108 Indiana.

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Philadelphia, 131-109

Indiana – Phoenix, 108-123

Orlando – Washington, 136-131

Atlanta – Brooklyn, 108-97

Miami – Milwaukee, 112-105

Memphis – Dallas, 112-120

San Antonio – Denver, 131-136

Oklahoma – Boston, 104-102

Lakers – Chicago, 142-130

Lajme të tjera

Lajmet e fundit