Bisseck: Bodø/Glimt po bën gjëra të mëdha, por nuk është justifikim për ne

17 Mars 2026
7:48
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi i Interit, Yann Bisseck, foli për revistën “Kicker” rreth rolit të tij në skuadër dhe eliminimit nga Champions League. Duke folur për pozicionin e tij në sistemin e trajnerit Chivu, gjermani theksoi rëndësinë e përshtatjes: “Një nivel i caktuar fleksibiliteti të ndihmon, përfiton dhe rritesh si lojtar. Në një vit e gjysmë kam mësuar shumë, si personalisht, ashtu edhe taktikisht”.

Ai shtoi se vazhdon të ketë kontakte me trajnerin e kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann: “Jam gjithmonë i lumtur kur ndjek një ose dy ndeshjet tona dhe më mban nën vëzhgim. Çfarë flasim? Këtë preferoj ta mbaj për vete”.

Duke komentuar eliminimin nga Champions-i, mbrojtësi gjerman u shpreh: “Është shumë zhgënjyese për objektivat e Interit të eliminoheshim kaq herët. Edhe skuadra të tjera kanë pasur probleme ndaj Bodø/Glimt, por kjo nuk mund të jetë justifikim për ne. Ata po bëjnë një punë shumë të mirë si ekip, ndërsa ne nuk arritëm të tregojmë cilësinë tonë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit