Asnjë surprizë pas ndeshjeve të javës së 13-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt në volejboll për meshkuj. Partizani kampion fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë (26-24, 25-23, 25-17) dhe ka siguruar matematikisht vendin e parë në sezonin e rregullt.
Një ndeshje me rivalitet në dy setet e para, me shkodranët që rivalizuan fort, por gabuan në pikët e fundit. Për Partizanin një fitore e rëndësishme, që e kualifikon direkt në gjysmëfinalet play off, pasi është shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit.
Një fitore të vështirë korri Tirana, që në “Fahrie Hoti” mposhti 3-1 Erzenin (25-22, 22-25, 25-21, 25-20). Të dyja ekipet dhuruan një ndeshje me emocione dhe rivalitet në të katërta setet, por në fund fitoi Tirana që siguron matematikisht vendin e dytë.
Ngjit ndjeshëm shkallët në renditje Skënderbeu, që në fushën e tij mundi 3-1 Studentin (25-15, 24-26, 25-22, 25-15). Një lojë me hope nga skuadra kryeqytetase, që qëndron në vendin e gjashtë, ndërsa korcarët ngjiten në vendin e tretë.
Superliga-Meshkuj, java e 13-të
Skënderbeu – Studenti, 3-1
Tirana – Erzeni, 3-1
Partizani – Vllaznia, 3-0
Elbasani (pushim)
Renditja: Partizani 29 pikë, Tirana 23 pikë, Skënderbeu 19 pikë, Erzeni 17 pikë, Vllaznia 17 pikë, Studenti 12 pikë, Elbasani 0 pikë.







