Është mbyllur të shtunën sezoni i rregullt në volejboll për meshkuj me takimet e javës së 14-të. Në Durrës, skuadra e Erzenit mundi 3-2 Partizanin kampion (12-25, 25-19, 25-20, 26-28, 15-12), duke mbrojtur vendin e katërt.
Një humbje pa pasoja për të kuqtë, që e kishin siguruar prej kohësh vendin e parë dhe janë të kualifikuar direkt për në gjysmëfinale, bashkë me Tiranën. Një ndeshje me rivalitet mes dy skuadrash pretendente për titull.
Tirana mundi 3-0 Studentin në derbin kryeqytetas (25-20, 25-21, 29-27), në një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. Gjithsesi, bardheblutë kishin një epërsi të lehtë, duke bërë diferencën në momentet vendimtare.
Pa probleme fiton edhe Skënderbeu, që në Elbasan mundi 3-0 ekipin vendës (25-21, 25-18, 25-15). Elbasani, i fundit në renditje dhe pa asnjë pretendim, mbylli që këtë fundjavë sezonin, duke mos grumbulluar dot asnjë pikë.
Superliga-Meshkuj, java e 14-të
Studenti – Tirana, 0-3
Elbasani – Skënderbeu, 0-3
Erzeni – Partizani, 3-2
Vllaznia (pushim)
Renditja: Partizani 30 pikë, Tirana 26 pikë, Skënderbeu 22 pikë, Erzeni 19 pikë, Vllaznia 17 pikë, Studenti 12 pikë, Elbasani 0 pikë.







